Nga Shqipëria / E Diel 15 Nëntor 2020, 23:11

Oriola Marashi bën testin e Koronavirusit dhe tregon rezultatin

Modelja e njohur Oriola Marashi i është nënshtruar testit të Koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Oriola ka publikuar përgjigjen e tamponit, i cili ka rezultuar negativ. Pasi është siguruar që nuk është mbartëse e Koronavirusit, modelja ka nxituar të takojë të afërmit e saj.

Modelja ka udhëtuar shpesh këto kohë për shkak të punës, kjo është dhe arsyeja pse i është nënshtruar testit.