Një romancë e re ka lindur në botën e Showbiz-it, ose së paku kështu po përflitet. Bëhet fjalë për moderatoren Kiara Tito dhe këngëtarin Young Zerka.

Dyshja janë të ftuar në puntatën e rradhës në "Shiko kush luan", ku do të jenë "date-i" i njëri-tjetrit. Sipas "Panorama Plus", burime pranë dyshes kanë deklaruar se për këtë arsye Luana i ka ftuar të dy në emision, për të pasur ekskluzivitetin e lidhjes së tyre.

Nuk dihet sa të vërteta janë këto fjalë. Ende pritet për një konfirmim nga ana e Kiarës dhe Zerkës.






