Nga Shqipëria / E Diel 15 Nëntor 2020, 16:04

Tjetër rekord i zi/ 597 raste të reja sot, ja qytetet ku ka më shumë të prekur nga Covidi

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 15 nëntor 2020

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,501 testime, prej të cilave 395 janë testime jnë kryer për arsye depistimi dhe kanë rezultuar pozitivë me Covid, 597 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 171 raste në Tiranë, nga 38 raste në Durrës, Korçë, 36 në Fier, 35 në Lushnje, 27 në Shkodër, 25 në Pogradec, nga 21 raste në Elbasan, Kavajë, 19 në Sarandë, 18 në Krujë, 16 në Gjirokastër, nga 13 raste në Gramsh, Berat, 12 në Lushnje, 11 në Peqin, 10 në Mirditë, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Mat, Tepelenë, Kuçovë, nga 6 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 5 raste në Tropojë, Malësi e Madhe, nga 4 raste ne Devoll, Librazhd, nga 3 raste në Has, Bulqizë, 2 në Kukës, nga 1 rast në Mallakastër, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 122 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,889 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.