Nga Shqipëria / E Diel 15 Nëntor 2020, 16:04

E rëndë/ Shënohen 11 viktima nga Koronavirusi në vendin tonë

Gjatë 24 orëve të fundit 11 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 623 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar:

një 55 vjeçar, një 62 vjeçar, një 64 vjeçar, një 66 vjeçar, një 70 vjeçar, dhe një 71 vjeçare nga Tirana,

një 56 vjeçare nga Dibra,

një 65 vjeçar nga Lushnja,

një 64 vjeçar, një 77 vjeçare, një 82 vjeçar nga Elbasani.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.