Këngëtaret e njohura dhe shumë të dashura për publikun, Nora dhe Era Istrefi kanë një vëlla më të vogël, të quajtur Bledi, të cilin e kemi parë shumë rrallë në rrjete sociale.

Ai ka festuar së fundmi ditëlindjen dhe dy motrat nuk i kanë kursyer urimet e ëmbla në rrjete sociale. Era ka ndarë një video pranë tij në Instastory, duke shkruar "Gëzuar ditëlindjen vëlla i vogël, të dua përgjithmonë!".

Pas Erës, edhe Nora ka publikuar një video të Bledit. "Gëzuar ditëlindjen Bledinjo im", ka shkruar këngëtarja krahas videos, ku shihet se Bledi ka ndryshuar shumë.






