Nga Shqipëria / E Diel 15 Nëntor 2020, 15:03

Sa është rritur: Eno Popi pozon me të bijën

Moderatori Eno Popi dy vite më parë u baba për herë të parë. Partnerja e tij, Atena solli në jetë një vajzë, të cilën çifti e pagëzoi me emrin Liv. 

Eno është treguar i rezervuar në publik për jetën e tij private, por sot e ka thyer këtë 'rregull' dhe ka postuar një foto me vogëushen e tij.

Babë e bijë shfaqen të veshur njësoj me bluzë të zezë. 

"Kujtime në ditët e Covid. Livi im”, ka shkruar Popi krah fotos.