Nga Shqipëria / E Diel 15 Nëntor 2020, 14:02

Kur do t'i rikthehemi normalitetit? Flet krijuesi i vaksinës anti-covid

Ugur Sahin, bashkëthemeluesi i BioNTech, një prej kompanive që krijoi vaksinën anti-covid, shprehet se ky dimër do të jetë i vështirë dhe vaksina nuk do të kishte ndonjë ndikim të madh për shkak të numrit të lartë të të infektuarve.

Sipas Sahin, normaliteti i jetesës do të rikthehet në dimrin e ardhshëm.

"Nëse gjithçka do të shkojë mirë, vaksina do të dalë në treg në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Sahin. Synimi është që të shpërndahen 300 milionë doza në të gjithë botën deri në muajin Prill 2021, ndërsa rezultatet e vaksinës do të shihen në dimrin e ardhshëm.

Javën e kaluar, BioNTech dhe Pfizer deklaruan se vaksina e tyre kundër Covid-19 është 90% efikase.