Këngëtari shumë i dashur për publikun, Shpat Kasapi ishte një ndër të ftuarit e puntatës së radhës së “Shiko Kush LUAN”. Për herë të parë, Shpati u shfaq në prapaskenën e emisionit me të dashurën e tij, Selvijen.

Siç shihet në foto, Selvija është shumë bukuroshe dhe dyshja shkojnë shumë si çift.

Gjatë sfidës “Ndaje ose tortën” Shpati zbuloi për “Shiko Kush LUAN” se ai dhe partnerja e tij e kanë në plan dhe shumë shpejt dashurinë e tyre do ta kurorëzojnë me martesë.


