Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Nëntor 2020, 21:09

E dashuruar kokë e këmbë: Aktorja shqiptare i bën dedikimin romantik futbollistit afrikan

Pak kohë më parë, aktorja shqiptare Adriana Matoshi konfirmoi lidhjen e re të dashurisë me futbollistin Keith Groeneveld, i lindur në Afrikën e Jugut dhe rritur në Belgjikë.

Vetëm së fundmi, ajo ka ndarë në rrjete sociale foton e parë pranë partnerit. Fotoja është shkrepur gjatë pushimeve të përbashkëta të çiftit gjatë verës.

Afriana e ka shoqëruar foton me një dedikim të ëmbël romantik. " "Bashkë" është një vend i mrekullueshëm për të qenë", ka shkruar ajo.