Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Nëntor 2020, 21:09

Doli nga liqeni pa maskë, ish-deputeti shqiptar përfundon në komisariat

Ish-deputeti Kastriot Islami është shoqëruar në komisariatin nr.2 në Tiranë. "Abc News" ka mësuar se ai është kapur nga policia pa maskë, në zonën e liqenit artificial.

Policia ka shpjeguar se se personat që kapen pa maskë dhe nuk pranojnë që të japin kartën e identitetit për të vendosur gjobën shoqërohen në komisariat. Pasi i janë marrë të dhënat, deputeti është lënë i lirë.

Burimi: "Abc News"