Çifti i njohur i aktorëve, Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis i kanë dhënë fund lidhjes, pas shtatë vitesh të fejuar.

Burime për "People" kanë treguar se dyshja janë ndarë që në fillim të vitit 2020, por vetëm së fundmi është bërë e ditur.

Pavarësisht ndarjes, Olivia dhe Jason ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, kjo dhe për hir të fëmijëve. Ata kanë dy fëmijë, një djalë 6-vjeçar të quajtur Otis dhe një vajzë 4-vjeçare, Daisy.





