Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Nëntor 2020, 16:04

Shkon në 612 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, 7 humbje jete në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit 7 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi. Numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka shkuar në 612.

Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 58 vjeçar dhe një 62 vjeçar nga Kavaja, një 60 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Korça, një 78 vjeçar nga Shkodra, një 85 vjeçare nga Tirana.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 389 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.