Ministrja e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.409 testime dhe janë konfirmuar 532 raste të reja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 191 raste në Tiranë, 42 në Durrës, 32 në Krujë, 31 në Elbasan, 28 në Kurbin, 27 në Shkodër, 19 në Sarandë, 17 në Pogradec, 15 në Vlorë, nga 12 raste në Lezhë, Librazhd, 11 në Përmet, nga 9 raste në Kavajë, Mirditë, Tepelenë, nga 8 raste në Devoll, Gjirokastër, Malësi e Madhe, 7 në Gramsh, 6 në Fier, nga 5 raste në Berat, Bulqizë, nga 4 raste në Tropojë, Mallakastër, Mat, nga 2 raste në Skrapar, Delvinë, Has, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Kolonjë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,767 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 389 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.
