Një i ri nga Durrësi ka rrëfyer për "Abc News" historinë vetjake me Koronavirusin. Gjithçka i kishte nisur me dhimbje trupi dhe lodhje. Pas bërjes së tamponit, i riu kishte rezultuar pozitiv.
"Filloi me dhimbje trupi kyçesh më pas më nisën dhe dhimbjet e forta të kokës. Simptomat që më krijuan ankth ishin se ndjeja lodhje nuk lëvizja. S’kisha kollë kisha thjesht humbje fuqie.
Telefonova 127 erdhën të nesërmen. Mbas 3-4 ditësh më erdhi përgjigja që isha pozitiv. Nga momenti që prisja përgjigjen deri në fund kam qenë në shtëpi. Që kur mora në tel 127 qëndrova në shtëpi, s’kisha kontakt me asnjë tjetër vetëm me familjarët. Temperatura më filloi pak më pas zgjati 2-3 ditë. Përdora disa ilaçe që më rekomanduan mjekët", është shprehur ai.
I riu ka treguar se është negativizuar pas 3 javësh. Ai ka shtuar se motra dhe i ati janë infektuar po ashtu, më rëndë: "Të dy patën probleme me oksigjenin dhe u shtruan në Tiranë 4 ditë. Tani janë më mirë por duhet të qëndrojnë në shtëpi se ka ende probleme me mushkëritë. Motra është shumë e re po e kaloi rëndë.”
Burimi: "Abc News"
