Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Nëntor 2020, 15:03

Fifi

Këngëtaren e njohur dhe shumë të dashur për publikun, Fifin do ta shohim më ndryshe se kurrë mbrëmjen e sotme në "Shiko kush luan". Ajo ka bërë një tjetër ndryshim në pamje, konkretisht në ngjyrën e flokëve.

Në promon e emisionit të publikuar nga Luana Vjollca, Fifi shihet se e ka hapur shumë ngjyrën e flokëve dhe duket si tjetër njeri.

Përgjatë kohëve të fundit këngëtarja ka eksperimentuar shumë me look-un e saj, duke u shfaqur si kurrë më parë.