Profesori dhe ish-kandidati i LDK-së për deputet, Milaim Berisha ka humbur jetën nga Koronavirusi. Lajmin është bërë i ditur në faqen zyrtare të gjimnazit "Ahmet Gashi" në Prishtinë.
“Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër të shkollës sonë! Me pikëllim të thellë iu njoftojmë se si pasojë e virusit COVID-19 u nda nga jeta mësimdhënësi i shkollës sonë prof.Milaim Berisha. Prof.Milaim Berisha ka qenë modeli më i mirë i mësimdhënësit shembullor. Ai dha një kontribut mjaft të vyer në arsim e sidomos në gjimnazin tonë. Gjimnazi”Ahmet Gashi” shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha”, shkruhet në njoftim.

