Nga Shqipëria / E Premte 13 Nëntor 2020, 19:07

I mahniti të gjithë, mbesa e Diellza Kolgecit fiton trofeun e 'Miss Globe 2020'

Lorinda Kolgeci, mbesa e ish-Missit të njohur Diellza Kolgecit, ka fituar konkursin "Miss Globe 2020".

Ky konkurs është mbajtur mbrëmjen e djeshme, mes më të bukurave nga çdo vend i botës. Lorinda ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve duke fituar dhe trofeun.

“Mbesa ime Lorinda Kolgeci do te perfaqesoje Kosoven ne “Miss Globe 2020”, jam shume e lumtur per Lorinden sepse e di qe do te perfaqesoje shtetin e Kosoves ne menyren me te mire. P.S normal une besoj qe edhe do ta fitoje titullin e “Miss Globe 2020”, sepse per kete arsye e kam propozu per te konkura andaj dua fitore kaq”, u shpreh Diellza pak ditë më parë dhe siç shihet, e mbesa nuk e zhgënjeu.