Fjolla Morina duket më e dashuruar se kurrë me parnerin e saj Fisnik Syla. Si asnjëherë më parë, Fjolla nuk po i kursen fotot krah Fisnikut dhe dedikimet duke ia shprehur dashurinë publikisht.

Nga ana tjetër edhe Fisniku duket shumë romantik pasi e surprizon shpesh këngëtaren. Së fundmi Fjolla ka treguar se partneri e ka surprizuar me një buqetë me trëndafila, surprizë e cila e ka gëzuar pa masë.

Kujtojmë që Fisniku i ka propozuar për martesë Fjollës dhe çifti shumë shpejt do të mbajnë një dasmë.

"Panorama plus" zbuloi se mes të ftuarve do të jenë dhe personazhe VIP, politikanë, biznesmenë dhe këngëtarë. Dasma e çiftit do të mbahet në Prishtinë, mirëpo data nuk dihet ende.



