Nga Shqipëria / E Premte 13 Nëntor 2020, 11:11

Zbulohet e shkuara e Melisës së 'Përputhen', ja ku e kemi parë dikur

Konkurrentët e "Përputhen" janë kthyer ndër personazhet më të komentuar në media e rrjete sociale. Së fundmi programit i është bashkuar edhe një vajzë e re, Melisa, e cila zgjodhi Mevlanin për takimin e saj të parë.

Melisa nuk është hera e parë që përballet me kamerat pasi dikur ka qenë për pak kohë në rolin e Sofias në "Zonë e lirë".

22-vjeçarja bukuroshe ka konkurruar gjithashtu në "Miss Universe Albania".

Melisa studion për mjekësi, është balerinë dhe tani është në kërkim të dashurisë në "Përputhen".