Një 20-vjeçare ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj në Maternitetin e Gjirokastrës. Ajo i është nënshtruar operacionit dhe pas lindjes së fëmijës ka shfaqur komplikime.
E reja ishte shtruar një ditë më parë në ambientet e këtij spitali. Mjekët obstetër nuk i kanë dhënë garanci për të lindur vetë dhe e kanë futur në sallën e operacionit.
Gjithçka ka shkuar mirë në momentin e parë, por pastaj e reja ka ndërruar jetë. Nga ana tjetër, mësohet se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.
Priten verifikimet e nevojshme për të mësuar shkakun që i ka marrë jetën. Ndërkohë familjarët e 20-vjeçares janë mbledhur jashtë ambientet të maternitetit të Gjirokastrës të pikëlluar nga ngjarja e rëndë.
Burimi: abcnews.al
