Nga Shqipëria / E Premte 13 Nëntor 2020, 10:10

Nora bën ndryshim në pamje dhe duket si njeri tjetër

Këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe ndër më të komentuarat e showbizit, Nora Istrefi ka vendosur të ndryshojë pamjen e saj.

Ndonëse një detaj i vogël, baluket e prera i kanë dhënë Norës tjetër pamje e tjetër nur.

Këngëtarja ka darkuar mbrëmë me motrën e saj, Erën dhe gjatë mbrëmjes kanë publikuar foto e video, të lumtura në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Nora shfaqet me look-un e saj të ri dhe Era e ka filmuar vazhdimisht duke treguar se i pëlqen shumë e motra me këtë pamje.