Nga Shqipëria / E Premte 13 Nëntor 2020, 09:09

E rëndë/ Ndërron jetë gjatë lindjes 20-vjeçarja në maternitetin e Gjirokastrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër. Një 20-vjeçare ka ndërruar jetë në sallën e operacionit teksa po sillte në jetë fëmijën e saj. Ngjarja ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm në Maternitetin e Gjirokastrës.

Burime bëjnë me dije për ABC se e reja që ka ndërruar jetë është nga fshati Zhulat dhe ishte shtruar një ditë më parë në ambientet e këtij spitali.

Mjekët obstetër nuk i kanë dhënë garanci për të lindur vetë dhe e kanë futur në sallën e operacionit. Gjatë operacionit e reja ka shfaqur komplikacione dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Burimi: abcnews.al