Nga Shqipëria / E Enjte 12 Nëntor 2020, 23:11

Kur do të vijë vaksina e Koronavirusit në Shqipëri? Flet Rama: Në periudhën...

I ftuar mbrëmjen e sotme në "Open", kryeministri Edi Rama foli rreth vaksinës së Koronavirusit. Ai u shpreh se pritet që vaksina të jetë gati në periudhën mars-prill-maj.

“Për vaksinën, disa shtete po bëjnë lëvizje mes njëri tjetrin. Unë nuk e di se kur do vijë tek ne. Por siç thuhet do jetë gati në periudhën mars-prill-maj. Ne ndërkohë do përgatitemi që të jemi gati deri atëherë”, tha Rama.