Nga Shqipëria / E Enjte 12 Nëntor 2020, 22:10

'A keni frikë nga infektimi me Koronavirus?', përgjigjet kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në "Open", për të folur rreth situatës së Koronavirusit në vend.

Gjatë intervistës, i pyetur nëse ka frikë nga infektimi, Rama u shpreh se ka frikë të infektojë dikë në familje apo në shoqëri, megjithatë nuk e kemi ne në dorë.

"Gjëja e parë është larg qoftë të infektoj dikë në familje shoqëri, por se kemi në dorë. Unë kam bindje të miat, që lidhet me yjet, s’po i ndaj këtu. Pa asnjë problem do ishte trajtimi këtu, Si kuptoj ata që ikin jashtë.

Në rastin e covid në spitalet tona smungon asgjë që e kanë spitalet jashtë, qoftë nga kurat e aparaturat. Mjekët janë në nivelin e duhur. Shefja e epidemiologjisë, Silva Bino la veten në dorë të tyre, dhe ja ku është, shumë mirë", u shpreh Rama.