Nga Shqipëria / E Enjte 12 Nëntor 2020, 19:07

E rëndë/ Qytetari merr flakë dhe humb jetën në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një person ende i paidentifikuar i ka vënë flakën vetes, siç dyshohet nga pakujdesia dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 12.11.2020, rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’ark’, një person ende i paidentifikuar, dyshohet se nga pakujdesia, ka marrë flakë edhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Burimi: "Abc News"