Ka qenë shumë e komentuar në media ngjarja që ndodhi dy ditë më parë në “Për’Puthen”. Gjatë një debati në studio, Arjoni iu drejtua me tone të larta Fatjonit duke i thënë, “do të kap me shpulla”, ndërkohë Fatjoni u ngrit për të goditur Arjonin.
Situata kishte vazhduar e tensionuar pas kamerave dhe djemtë e tjerë kishin ndërhyrë për të ndarë Arjonin e Fatjonin.
Në nisje të puntatës së sotme, moderatorja Bora Zemani bëri të ditur se produksioni ka vendosur të pezullojë nga programi dy djemtë.
"Arjoni dhe Fatjoni do të pezullohen nga programi. Të paktën deri në përfundim të kësaj jave që ne shpresojmë të jetë një kohë e mjaftueshme që ata të qetësohen e të qartësohen", tha Bora.
View this post on Instagram
