Rreth dy ditë më parë, reperi i njohur Gashi humbi një ndër njerëzit e tij më të shtrenjtë, kushërirën. Lajmin e bëri të ditur vetë reperi me anë të një postimi në Instagram, ku shfaqej pranë arkivolit të së ndjerës.

Ndërkohë sot Gashi ka humbur një tjetër person të shtrenjtë. Xhaxhai i tij është ndarë nga jeta, duke lënë një boshkllëk të madh në jetën e familjarëve. Me anë të një postimi, reperi iu ka bërë thirrje të gjithëve ta duan së më shumë njëri-tjetrin, sepse "ky vit nuk po luan me askënd".

“Për të gjithë ata që po e shohin këtë… Unë humba 2 pjesëtarë të familjes në 1 javë. Lutuni dhe filloni të thoni më shumë ‘Të dua’, sepse 2020-ta nuk po luan me askënd. U prehsh në paq xhaxhi E”, ka shkruar Gashi.






