Gjatë 24 orëve të fundit 8 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 598 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.
Fatkeqësisht betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 65 vjeçar nga Kavaja, një 68 vjeçar nga Kurbini, dy 76 vjeçar nga Tirana, një 64 vjeçare dhe një 67 vjeçare nga Elbasani, një 74 vjeçar nga Kuçova, një 80 vjeçar nga Fieri.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 373 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.
