Nga Shqipëria / E Enjte 12 Nëntor 2020, 17:05

E fundit/ 265 vetëm në Tiranë, ja sa raste me Koronavirus u shënuan gjithsej

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.044 testime dhe janë konfirmuar 410 raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:

265 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 13 në Elbasan, 12 në Shkodër, 10 në Korçë, 9 në Sarandë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Lushnje, Vlorë, Mat, Pogradec, 6 në Vlorë, 5 në Kuçovë, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Devoll, nga 3 raste në Fier, Tropojë, Berat, Tepelenë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kukës, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Përmet, Kurbin, Lezhë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,574 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 373 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.