Ditën e djeshme u bë e ditur se kryepeshkopi Anastas Janullatos është infektuar me Covid-19. Top Channel raportoi se kryepeshkopi u nis me urgjencë drejt Athinës me një avion ushtarak grek, të llojit C 130.

Sot raportohet se Janullatos po lufton për jetën e tij në një spital të Athinës, pas situatës së rënduar nga COVID-19.
Lajmin e bën të ditur drejtori dhe gazetari i "Kappanews.gr", Yannis Koutsomitis, me anë të një mesazhi në rrjetet sociale. "Kryepeshkopi Anastasios po lufton për jetën e tij në një spital në Athinë. Ai ka hyrë në terapi intensive", shkruan gazetari.


