Një skandal ka ndodhur në një ndër spitalet ku trajtohen personat me Koronavirus në Beograd. Në mediat sociale janë publikuar foto të një pacienteje, e cila heq rrobat në dhomën e saj, duke i cënuar kështu privatësinë.

Fotot e pacientes, e quajtur Anastasia M., janë shpërndarë masivisht në Instagram dhe mendohet të jenë marrë nga videoja e kamerave të mbikëqyrjes në këtë spital.

Pacientja ka treguar se i ishte kërkuar nga stafi mjekësor që të zhvishej për të bërë ekg, elektrokardiografi.
Burimi: "Abc News"
