Nga Shqipëria / E Enjte 12 Nëntor 2020, 15:03

Burri fitoi betejën me tumorin, Mihrije Braha me lot në sy: Ka qenë një situatë shumë e vështirë

E ftuar në “ E Ardhmja Është Vajzë” me moderatoren Ermira Çaushollin, ishte këngëtarja Mihrije Braha. Mihrije foli për vështirësitë me të cilat është përballur në jetë, duke u ndalur tek koha kur bashkëshorti i saj fitoi betejën me tumorin.

“Në vitin 1996 diku nga fundi i shtatorit pikërisht kur ne mendonim se gjithçka ishte në rregull, Naimi më tha se duhet të shkonte në spital. Nuk e mendova se mund të ishte diçka serioze. Kur ai shkoi tek doktori i thanë se duhet të bënte një ndërhyrje. Ishte periudha kur ne po jetonin bashkë me familjen e Naimit. Në këtë rast po flas si shtylla mbështetëse e njeriut që po vuante. Kur Naimi filloi me anestezinë, i mbeti loti ndër sy dhe nuk mundi të më jepte një porosi të fundit. Kam vdekur disa herë dhe jam ngjallur brenda sekondave.

Afër kisha nënën e Naimit dhe po mbështesnim njëra-tjetrën, për të mirë na njoftuan se ai ia doli dhe ishte mirë nga gjendja shëndetësore. Kjo ka qenë një nga ngjarjet që asnjëherë nuk e kisha imagjinuar. Ka qenë shumë e vështirë sepse unë po luaja dy role. Para Naimit isha një femër e fortë, por kishte edhe momente që unë dobësohesha. Të vështira kanë qenë edhe netët kur më ka kërkuar të kujdesesha për djalin në çfarëdolloj situatë. Unë mundohesha të qëndroja e fortë. Pas 10 ditëve na u komunikua nga doktori se tashmë Naimi ishe mirë dhe rezultatet kishin dalë mirë”, tregoi Mihrije Braha.