Nga Shqipëria / E Enjte 12 Nëntor 2020, 12:12

Infektohet me Covid-19 Anila Denaj, ja gjendja e ministres

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Denat me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Denaj thotë se pas testimit ka rezultuar pozitive dhe aktualisht është karantinuar duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për trajtimin e sëmundjes.

"Të dashur miq, Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes. Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë!", shkruan Denaj.