Nga Shqipëria / E Enjte 12 Nëntor 2020, 11:11

Nepsi: Elita është fiksuar me këtë ushqim gjatë shtatzënisë dhe kërkon ndihmë

Moderatorja bukuroshe Elita Rudi është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë. Elita do e bëjë djalin me një motër dhe së bashku me Gjikon po presin me padurim ardhjen e saj në jetë.

Gjatë kësaj kohe Elita nuk i ka kursyer fotot me barkun e rrumbullakosur, por edhe detaje nga shtatzënia. Së fundmi, ajo ka postuar një foto ku shfaqet me robdeshambër në shtrat dhe tregon se ka shumë neps për ëmbëlsirat waffles.

"Nuk mund të ngrihem nga krevati. Dërgoni ndihmë ose waffles. Më dërgoni më mirë vetëm waffles", shkruan Elita.