Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Nëntor 2020, 23:11

'Pas 18 vitesh u largua përgjithmonë', Bora humb 'pjesëtarin' më të vogël të familjes

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Bora Zemani ka ndarë me ndjekësit një lajm që e ka mërzitur shumë. Ajo ka humbur macen e saj, të cilën e kishte që prej 18 vitesh.

Bora e konsideronte pjesë të familjes, si pjesëtarin më të vogël dhe më të përkëdhelur. 

"Isha fëmija më i lumtur në botë kur morëm mace në shtëpinë tonë. Dhe sot pas 18 vitesh që jetoi me ne, Kiti u  largua përgjithmonë! Ishte pjesë e familjes si pjesëtari më i vockël, më i përkëdhelur, më mistrec, por një dashuri e vërtetë.  E deshëm shumë, fëmijëria ime ishte edhe më e bukur me të", ka shkruar ajo.