Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Nëntor 2020, 23:11

'Shumë emocionale', detajet nga super hiti që po sjellin Mozzik dhe Loredana

Mozzik dhe Loredana do të vijnë së shpejti me një këngë të re. Ky lajm u konfirmua pak ditë më parë, nga vetë reperja. Teksa një ndër fansat e pyeti në Youtube rreth bashkëpunimit me Mozzikun, ajo u përgjigj:"Është sekret për momentin, por do e mësoni".

 

Miku i reperes, Abidon ka publikuar së fundmi një story ku shihet coveri i albumit "Medusa". Ai ka shkruar se kënga vjen shumë shpejt dhe do të jetë shumë emocionale.

Fansat menjëherë kanë aluduar se kjo këngë emocionale është bashkëpunimi që së shpejti do të sjellin Mozzik dhe Loredana.