Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Nëntor 2020, 21:09

'Nuk dimë në kishte Covid', 69-vjeçari u hodh nga Infektivi, flasin familjarët: E morëm vesh nga televizori

Pacienti 69-vjeçar R.G, i cili u hodh nga kati i dytë i Infektivit të martën, u nda nga jeta mëngjesin e sotëm. Familjarët janë shprehur për "Tvklan" se e kanë marrë vesh lajmin e hidhur nga televizori, pasi stafi i spitalit nuk i ka informuar.

Po ashtu, ato kanë shtuar se nuk janë të sigurtë nëse 69-vjeçari kishte apo jo Koronavirus.

“Nga ora 2-3 që kanë shkuar deri nga ora 8 e kanë mbajtur në ambulancë me qëllim se nuk ka pasur vende. E kanë futur në korridore dhe akoma nuk kanë marrë asnjë lloj shërbimi. Sot e kësaj dite nuk është konfirmuar nëse ishte me Covid xhaxhai im. Nuk e di se çfarë ka ngjarë, kur mora vesh nëpërmjet titrave që është hedhur nga ballkoni”, janë shprehur familjarët.

Burimi: "Tvklan.al"