Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Nëntor 2020, 18:06

'Shpesh tregohem e papjekur', Fifi sqaron një herë e mirë raportin me Xhuljon

Përgjatë ditëve të fundit, Fifi është komentuar shumë për jetën e saj private. Pak ditë më parë, e ftuar në "Roped with Olsi", këngëtarja u pyet rreth raportin me Xhuljon, i cili është përfolur të jetë partneri i saj.

"Ai është një shok i imi shumë i mirë dhe nuk kisha dashur me fol shumë, veç e luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën time", tha Fifi.

Këngëtarja është lodhur që jeta e saj private komentohet kaq shumë, për këtë arsye ajo ka reaguar e prekur me një status në Instastory. Fifi ka sqaruar se është e dashuruar, mirëpo jo në një lidhje.

"Shumë shpesh tregohem e papjekur. Shumë keq, apo jo? Ama njeri pa gabime nuk ka. Mundohem të jem e drejtë edhe harroj që në këtë botë plot hiena duhet të jemi dhe lojtarë. Kam treguar shumë copëza nga jeta ime, që janë interpretuar sipas çdo kujt, siç kanë dashur. Gjynah apo jo? Njëjtë si çdo njeri në botë, edhe unë edhe njerëzit që i involvoni nëpër media, kemi ndjenja dhe prekni ndoshta ku nuk duhet. E thashë një herë, gabimi im që flas më shumë se ç'duhet. Gabimi im mbase që mundohem të jem me këmbë në tokë, e prekshme, sociale. Gabimi im mbase që tregoj kur jam e lumtur...gabimi im që harroj që ekzistojnë njerëz që duan të prishin punë. Gabimi im që jap më shumë se ç'duhet mbase...Jo shumë kohë më parë kam thënë në një status, që kur të kem gjëra konkrete, do iu them unë vetë personalisht, dhe e vetmja gjë konkrete është që "jam e dashuruar". Ndërkohë zonja dhe zotërinj, më keni prekur në familje, më keni prekur në kallo...", ka shkruar Fifi.