Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Nëntor 2020, 17:05

Manastirliu prezanton skenarët për përballjen me Koronavirusin: Kemi gati 1600 shtretër, do të...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë një deklaratë për gazetarët, ku është shprehur se situata nga Koronavirusi është sfiduese, por janë përgatitur për t'u përballur me të.

"Situata është sfiduese, por jemi përgatitur sipas skenareve të paracaktuar, me 1600 shtretër duke përfshirë edhe spitalet rajonale për përballimin e situatës”, është shprehur ajo.

Manastirliu ka theksuar se testimet janë rritur me nga 4 herë, si dhe po punohet për aksesimin e testeve të shpejta.

“Po punojmë dhe jemi në procedurë prokurimi për futjen e testeve të shpejta antigene për të rritur aksesin aktual të testimit dhe gjurmimit. Një flotë e re prej 36 autoambulancash të reja do të shtohet Urgjencës Kombëtare për të siguruar shërbime më të shpejta dhe shërbime në banesë për rastet e trajtimit të qytetarëve me covid. Rritëm dhe po forcojmë kapacitet spitalore me pajisje mjekësore për fuqizimin e spitaleve Covid dhe spitaleve rajonale, siguruam terapit e mjekimit me medikamentet sipas protokolleve të shërbimeve spitalore të njëjta me vendet e tjera pa asnjë mungesë”, tha ministrja.