Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Nëntor 2020, 16:04

E rëndë/ 11 qytetarë humbin jetën nga Koronavirusi në vend, mes tyre një 43 vjeçar

Gjatë 24 orëve të fundit 11 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 590 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.

Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 43 vjeçar nga Gjirokastra, një 58 vjeçar nga Peqini, një 66 vjeçar nga Pogradeci, një 48 vjeçar nga Fieri, një 68 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Berati, një 53 vjeçare dhe një 78 vjeçare nga Korça, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 78 vjeçare, dhe një 85 vjeçar nga Tirana.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 363 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.