Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 11 nëntor 2020
Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,384 testime, prej të cilave 520 janë testime një kryer për arsye depistimi dhe kanë rezultuar pozitivë 507 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 295 raste në Tiranë, 45 në Durrës, 27 në Fier, 25 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Berat, 16 në Librazhd, 12 në Vlorë, 11 në Pogradec, 10 në Korçë, 7 në Gjirokastër, 6 në Kavajë, nga 4 raste në Devoll, Has, 3 në Sarandë, nga 2 raste në Kukës, Përmet.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 363 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,493 që nga fillimi i epidemisë.
