Gazetari i njohur Endi Tufa përmes një postimi në rrjete sociale ka treguar se ai dhe familja e tij janë infektuar me Covid-19. Fatmirësisht ata e kanë kaluar tashmë virusin dhe janë të gjithë mirë. Me këtë rast Endi i jep disa këshilla të vlefshme ndjekësve të tij duke theksuar domosdoshmërinë për ndjekjen e sëmundjes nga mjekët, pasi “shembujt copy-paste” sipas eksperiencës së gazetarit, nuk janë zgjidhje për këtë sëmundje.
Postimi i plotë: "Faleminderit Zotit ja dolëm ta kalojme dhe t'i rikthehemi "normalitetit". 14 dite kujdesi dhe jo frike, besimi dhe jo shperqendrimi iken. Me kryesorja duke mos marre shembujt dhe mjekime copy paste sic tashme ka kushdo ne whatsapp. Dhe per te mbetur ketu i detyrohem minimalisht nje falenderim edhe publik doktoreve Arjan Harxhi dhe Arben Ndreu qe na asistuan ne cdo moment qe duhej. E rendesishme eshte te mos lexoni e degjoni kedo rreth virusit, kurimit, sjelljes apo veprimeve e vendimeve qe duhen marre ne momente te ndryshme. Nese njihni nje mjek, besojeni dhe ndiqni vetem keshillat e tij, shokeve e shoqeve keshillat vetem tek kafja, per sherret me te dashurin apo me vjerren. Jane nda gjonat.
Mbani distancen dhe maskat, jo per klishe e ti bashkoheni turmes, por sepse kjo realisht mbetet menyra e vetme e njohur deri me sot me perqindjen me te larte te ruajtjes ndaj ketij virusi. Asnjehere nuk i dihet, dhe asnjehere nuk do jemi 100% te sigurte, por ama te bejme tonen, per veten, apo per prinderit e te afermit qe ndoshta jo te gjithe kane mundesine per te kaluar kaq "lehte" dhe per fat te keq kjo situate po e tregon. Megjithate sa me pak lajme e lexime rreth kesaj situate, sidomos ketu, ti shpëtoni makthit dhe rebdeses psikologjike.
Filma, pak levizje ne kushte rrethanore dhe me mendime per gjera te mira, arrin ti shkuptesh realitetit qe te ofrohet te pakten keto 14 dite izolimi, kur duhet me doemos nje psikologji e forte dhe padyshim besimi ne ZOT. Edhe nje here FALEMINDERIT se u bera si profesor, por thjesht nje experience personale".
View this post on Instagram
