Kryepeshkopi Anastas Janullatos është infektuar me Covid-19. Gjendja e tij është përkeqësuar dhe Top Channel mëson se kryepeshkopi do të niset me urgjencë drejt Athinës me një avion ushtarak grek, të llojit C 130, i cili është nisur nga aeroporti i Elevsinës për në Tiranë.
Burimet bëjnë të ditur se shëndeti i kryepeshkopit paraqitet i rënduar.
Në qershor të këtij viti, Janullatosi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, për shkak se pësoi një atak kardiak në zemër. Kryepeshkopi kishte shfaqur probleme me zemrën, pak para operacionit.

