Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Nëntor 2020, 11:11

Del video/ Shqipja dhe Mevlani puthje në buzë e përkëdhelje në shtrat

Brenda studios së "Përputhen", Shqipja dhe Mevlani nuk kishin një marrëdhënie aspak të mirë, ku nuk mungonin debatet dhe ironitë ndaj njëri-tjetrit. Por jashtë "Përputhen", duket se dyshja shkojnë më mirë se kurrë e madje Mevlani e ka marrë Shqipen si protagoniste në videoklipin e tij të fundit.

Në video ata shfaqen si një çift që luajnë me njëri-tjetrin, puthen e përkëdhelen.

Në fund shohim se dy protagonistët e videos, Shqipja dhe Mevlani ndahen. 

Kënga mban titullin "Love Story" dhe sigurisht në hapësirën e komenteve nuk kanë munguar komentuesit e "Përputhen", të cilët shkruajnë se dyshja do shkonin shumë bashkë.