Nga Shqipëria / E Martë 10 Nëntor 2020, 14:02

Mes lotësh, i jepet lamtumira e fundit Koço Devoles

Miq, kolegë e të afërm i dhanë sot lamtumirën e fundit artistit të madh Koço Devole, i cili u nda nga jeta të dielën.

Devole u shua në moshën 75-vjeçare teksa ndodhej prej 1 jave i intubuar në spitalin Infektiv, për shkak se gjendja e tij shëndetësore u rëndua pasi u infektua me COVID. 

Aktori fillimisht u negativizua nga Covid dhe doli nga spitali, por u desh të rikthehej me urgjencë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore sepse vuante edhe nga leucemia. Kur u shtrua për herë të dytë në spital ai u fut menjëherë në intubim dhe pas një jave në luftë për jetën, ai e humbi betejën.