Nga Shqipëria / E Martë 10 Nëntor 2020, 14:02

Momenti kur 69-vjeçari i hedhur nga Infektivi transportohet në spital, policët ndihmohen nga mjeku Dhimitër Kraja

Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme kur një pacient u hodh nga lartësia e Spitalit Infektiv. Pacienti ka qenë i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në spital prej disa ditësh.

Këto janë momente kur forcat e shumta policie kanë bërë transportin e 69-vjeçarit drejt spitalit.

Mësohet se pacienti ka marrë plagë të shumta. Në fotot e publikuara nga "Shqiptarja.com" shihet se i pranishëm është edhe mjeku Dhimitër Kraja.