Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Infektiv mesditën e sotme.
Nga informacionet paraprake mësohet se një pacient është hedhur nga lartësia e Spitalit Infektiv.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia.
Mësohet se pacienti ka qenë i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në spital prej disa ditësh.
