Është gjetur i vdekur në një hotel aktori i njohur i serialit shumë të ndjekur "Let's stay together", Bert Belasco. Aktori ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare.

Babai i tij, Bert Sr. ka treguar për TMZ se Belasco u gjet i vdekur në një hotel në Virxhinia. Ai mendon se Bert vdiq nga aneurizmi por pritet që autopsia të nxjerrë një rezultat përfundmitar.

Aktori ndodhej në karantinë dhe po merrej më xhirimet e një filmi të ri. Por pas disa telefonatave të shumta pa përgjigje, e dashura e tij kishte lajmëruar hotelin.

