Nga Shqipëria / E Martë 10 Nëntor 2020, 09:09

Georgina pozon me Ronaldon por të gjithë vëmendjen e merr vetë

Georgina Rodriguez ka marrë të gjithë vëmendjen me foton që ka postuar së fundmi në Instagram. Ajo shfaqet së bashku me Ronaldon duke pozuar të përqafuar.

E dashura 26-vjeçare e futbollistit portugez shfaqet me një fustan të kuq ngjitur pas trupi që i nxirrte në pah format perfekte.

“Gjithçka imja”, shkroi Georgina bashkangjitur me një zemër në mbishkrim.

Ndërkohë që futbollisti mbante veshur një bluzë të zezë dhe mbahej pas saj.