Gjatë 24 orëve të fundit u shënua numri më i lartë i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. 12 qytetarë humbën jetën, duke e çuar në 571 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.
Në një raport të publikuar nga "Health Data", nga analizimi i disa të dhënave, ka rezultuar se deri në 1 shkurt të vitit 2021, Shqipëria pritet të regjistrojë deri në 1989 viktima nga Koronavirusi. (Shiko këtu)

